“Vllaznia B” është nisur mesditën e sotme drejt Durrësit ku në orën 16.30 do të zbresë në fushën e “Niko Dovanës” për ndeshjen e play offi-it ndaj ekipit të Orikut.

Një sfidë që është vlerësuar maksimalisht nga stafi teknik i cili duke shpresuar në shpëtimin e ekipit të parë, dëshiron që të mbajë edhe ekipin e dytë në kategorinë e parë.

Për këtë arsye, ato do të tentojnë fitoren ndaj vlonjatëve në këtë përballje.

Ndonëse nuk bëhen të ditur emrat e lojtarëve që trajneri Kraja ka marrë me vete, burime pranë kësaj skuadre thonë se pjesë e saj do të jenë edhe disa futbollistë të ekipit të parë.

Me shumë të ngjarë, sot në Durrës do të jenë edhe Tafili, Kalaja, Çinari, Marku, Selimaj, Gurishta e ndonjë tjetër.

Pa harruar edhe Ruqin, Hajdarin, Pusin e të tjerë që janë stërvitur me ekipin e parë por që janë kontigjent i ekipit B.

Një ndërthurje e tillë e elementit për këtë ndeshje në fakt ishte paralajmëruar nga trajneri që para dy ditësh në një prononcim të tij.

“Vllaznia B” sot do të kërkojë fitoren ndaj Orikut për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë.

Se çfarë do ndodhë pastaj me ekipin e parë, duhet pritur.
www.shkodrasport.com