Tirana ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të sfidës me Vllazninë. Edhe pse luan si udhëtuese, takimi do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi, trajneri Orges Shehi vetëm dje në mbrëmje kishte të plotë skuadrën.

Me ekipin ishin bashkuar katër lojtarët e Kombëtares Redon Xhixha, Sherif Kallaku, Ardit Deliu dhe Marsel Ismajlgeci. Lojtarët kishin mbërritur dje në mëngjes rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe për këtë qëllim Shehi ndryshoi orarin e stërvitjes, duke çuar përgatitjet në mbrëmje.

PROBLEMI “DELIU” – Trajneri Orges Shehi me mbërritjen e lojtarëve është përballur me një problem të madh gjatë kthimit të lojtarëve.

Kështu, Deliu ka një dhimbje në kofshë dhe trajneri ka vendosur që të mos e shqetësojë për sfidën me Vllazninë.

Lojtari do të qëndrojë në gatishmëri dhe nuk do të mungohet. Konkluzioni ka qenë i qartë dhe drejtuesit e skuadrës nuk do ta rrezikojnë që lojtari të ketë ndonjë dëmtim, edhe pse stërvitet normalisht dhe ka qenë edhe në takimin e zakonshëm në fund të stërvitjes.

KËSHILLA DHE PENALLTI – Trajneri gjatë gjithë kohës është marrë me sulmuesit dhe mesfushorët për mënyrën se si do të penetronin në ka zhvilluar Tirana me Vllazninë këtë sezon.

Skuadra bardheblu është mundur në sfidën e parë që u luajtur po në “Selman Stërmasi”, 2-1. mbrojtjen kundërshtare. Lojtarët kanë provuar në fund të stërvitjes edhe penalltitë apo gjuajtjet jashtë zone. Shehi ka kërkuar që lojtarët të jenë sa më të qartë para Vllaznisë.

FORMACIONI – Me Deliun jashtë, Shehi pritet të bëjë vetëm një lëvizje në formacionin e Tiranës. Në vendin e mesfushorit shtatshkurtër do të luajë Vesel Limaj. Një ndërrim kokë më kokë në grup. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon, me Bekajn në portë. Më pas Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Limaj, Aleksi, Kallaku, Patrik, Xhixha dhe Hasani.

KARTONËT – Sa u përket kartonëve, dy lojtarët që rrezikojnë takimin me Teutën janë: Redon Xhixha dhe Albano Aleksi. Të dy janë me tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Vllazninë, humbasin takimin me Teutën.

Tirana ka edhe disa lojtarë të tjerë me nga dy kartonë, që për momentin nuk shqetësojnë stafin bardheblu.