Veleçiku ka marre nje tjeter fitore ne kampionat duke fituar ne transferte ndaj ekipit te Bulqizes dhe vazhdon te jete ne garen per titullin kampion sebashku me tre ekipe te tjera. Ky ka qene nje takim i dominuar nga fillimi e deri ne fund nga djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 28-te dhe autori i golit te pare per Veleçikun ka qene i mirenjohuri Arsen Hajdari qe vazhdon te jete lideri i ketij ekipi, me lojen dhe golat e tij.
Ne minuten e 45-te nderkohe do te vinte edhe goli i dyte per koplikasit. Ka qene mbrojtesi i qendres, Flavio Zefi ai qe do te dyfishonte shifrat dhe me kete rezultat 2-0 do te mbyllej pjesa e pare.
Ne fillimin e se dytes nderkohe koplikasit fitojne te drejten e nje 11-metershi por Arsen Hajdari nga pika e bardhe ka gabuar. Megjithate ne minuten e 64-te po ky lojtar do te korigjonte shenjestren duke shenuar golin e dyte personal dhe te tretin per Veleçikun.
Pak minuta para fundit do te kishte vend edhe per nje gol tjeter te Veleçikut shenuar nga futbollisti Elvis Rustemaj, nderkohe qe ne shtese Bulqiza shenoi “golin e nderit” me ane te Hasanajt. Perfundimisht 4-1 per Veleçikun.
Me kete fitore, ai ngjitet ne kuoten e 27 pikeve, po aq sa edhe Valbona duke ndare me te vendet 3-4 ne renditje, ndersa perpara tyre jane Vora me 32 dhe Sopoti me 31 pike./SHKODRA-SPORT.COM/
BULQIZA- VELEÇIKU 1-4
/ A.Hajdari 2, Zefi, Elv. Rustemaj
VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, B. Çokaj, Zefi, Banushaj, Kaceli, Bardulla, Rragami, Shekaj, Hajdari, Ujkaj. Trajner: Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Ivziku, Ndrecaj, Hysaj, Elv. Rustemaj, Elid. Rustemaj.