Tjeter fitore ne kampionat per Vllaznine e femrave. Kete here ajo ka fituar me rezultatin e thelle 12-0 ndaj ekipit Tirana AS, ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne Kamez.

Pjesa e pare e kesaj ndeshje eshte mbyllur ne shifrat 7-0. Dy prej golave mbajne firmen e futbollistes Luçie Gjini, dy te tjere te sulmueses Esi Lufo dhe po kaq ka shenuar edhe Megi Doçi.

Golin e fundit per ekipin shkodran ne kete pjese e ka shenuar mesfushorja amerikane Julia Ann Sattler. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Leka u ka dhene mundesi aktivizimi edhe disa lojtareve te reja.

Dhe njera prej tyre, pikerisht Klaudia Borci qe ne minuten e 49-te, nderkohe qe do te shenonte edhe nje gol tjeter me vone. Sakaq, do te shenonin edhe Lufo e Gjini serish, ndersa do ta shkruante emrin si goleadore edhe mbrojtesja Matilda Gjergji.

Pas dy javesh kampionat, Vllaznia udheheq renditjen e kampionatit me pike te plota 6 dhe me nje golaverazh vertete te shkelqyer, 26-0. Ajo synon te fitoje titullin e 9-te kampion rradhazi dhe fillimi duket i mbare./SHKODRA-SPORT.COM/