Armando Broja, sulmuesi i Shpresës U-21 të Alban Bushit po shndërrohet në një lider në radhët e skuadrës së Çelsit U-18, ku është jo vetëm titullar, por tashmë po kthehet edhe në një shënues të rregullt.

Në derbin e Londrës për U-18, sfidën e vlefshme për Kupën e Anglisë, ku Çelsi ka mposhtur skuadrën e Arsenalit me rezultatin 2-1, ka qenë sulmuesi shqiptar që ka realizuar golin e parë të ndeshjes, por edhe duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë me performancën e tij.

Broja ka një “galopim” me fanellat kuqezi, pasi ai luajti me U-19, u grumbullua dhe aktivizohet si titullar me Shpresat U-21, ndërsa ka kohë që është vënë edhe në “lupën” e trajnerit të përfaqësues së të rriturve kuqezi, Edi Reja, pasi bëhet fjalë për një sulmues goli që ka klas, por edhe me të ardhme të sigurt./Vipsport/