Ne futbollin shqiptar problemi i pankinave “te nxehta” vazhdon te jete prezent dhe nga java ne jave kemi trajnere qe detyrohen te lene detyren e tyre. Disa detyrohen te largohen vete, te tjere shkarkohen dhe kjo ka bere qe situata te mos jete aspak e mire ne kete drejtim.

Se fundmi, Erzeni ka mbetur pa trajner dhe nga dita e sotme, trajneri Vladimir Gjonaj nuk do të jetë më në krye të shijakasve. Vladimir Gjonaj është një trajner me eksperiencë në Kategorinë e Parë.

Me sa duket ecuria e skuadrës dhe rezultate që shijakasit kanë arritur, kanë bërë që drejtuesit të ndryshojnë “kurs” dhe të mendojnë për një tjetër projekt.

Gjonaj e mori drejtimin e shijakasve në javët e para të këtij sezoni. Skuadra është ende në “vallen” e ekipeve që duan Superioren dhe ndonjëherë lëvizjet e shpeshta të trajnerëve nuk janë edhe aq pozitive dhe efikase në mbarëvajtjen e ekipeve…