Kater futbollistet e Vllaznise dhe njekohesisht te kombetares shqiptare me rastin e festave te fundvitit kane qene ne spitalin efëmijëve në kryeqytet per t’i dorezuar dhurat femijeve te semure.

Futbollistet Albina Rrahmani, Megi Doçi, Esmeralda Franja dhe Luçie Gjini sëbashku me drejtues dhe punonjës të Federatës së Futbollit kanë vizituar vogëlushët e sëmurë dhe prindërit, dhe kanë shpërndarë dhurata, në prag të festave të fundvitit.

Kapitenia e kombëtares Albina Rrahmani, ka biseduar me fëmijët dhe nënat e tyre dhe u ka dhënë kurajo. “Është detyrë për ne, që në emrin e Kombëtares së femrave, të Federatës së Futbollit dhe në emrin tonë personal të jemi pranë vogëlueshëve që momentalisht kanë shqetësime shëndetësore. U urojmë shërim të shpejtë, dhe kthim sa më parë te lodrat dhe librat e tyre” tha kapitenia Rrahmani.

Golashënuesja më e mirë në botë për 2018, Megi Doçi foli me disa prej vajzave të shtruara dhe i inkurajoi që ta duan futbollin dhe të luajnë.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e shumë aktiviteteve sociale që Federata e Futbollit ka ndërmarrë, më së shumti me fokus fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti. Federata e Futbollit është zotuar të rindërtojë minimalisht tre shtëpi, apo më shumë në varësi të fondeve të mbledhura, për familjet e prekura nga tërmeti.