Sulmuesi Sali Guindo, ndahet përfundimisht me Laçin. Në klubin kurbinas prisnin rikthimin e tij, ndërkohë ditën e sotme, futbollisti është prezantuar te skuadra e Makabi Petah Tikva, duke firmosur kontratë 2-vjeçare.

Guindo ishte një pikë e rëndësishme për Laçin në sezonin që sapo u mbyll, teksa arriti të shënonte edhe 9 gola.

26-vjeçari do të nisë kështu një aventurë të re, në elitën e futbollit izraelit, me skuadrën e sapo ngjitur në kategorinë e më të mirëve.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi nga Mali, në Superiore në total ka shënuar 40 gola në 83 ndeshje, si dhe ka regjistruar edhe 7 asiste. Guindo ka shënuar gjithashtu edhe 5 gola në Kupën e Shqipërisë.