Vllaznia-Kastrioti ishte një nga dy ndeshjet e sotme në Superligën shqiptare e vlefshme për javën e 27-të. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi”, u mbyll me rezultatin 1-2 për krutanët që edhe pse pësuan gol, arritën të përmbysnin gjithçka.

I ftuar në emisiononin “Rubrika Sportive”, Klajdo Kola, ish gjyqtari i Superligës, tani në rolin e specialistët të moviolës është shprehur se në sfidën e sotme mungon një penallti për shkodranët. Latifi pengohet në zonë, ndërsa Jorgji vijon lojën, ndërsa as Juxhin Xhaja në VAR nuk ndërhyjnë”.

“Ka një pengim në zonë të Latifit dhe për mendimin tim është penallti. Ndeshja këtu ishte 1-0 për Vllazninë dhe mund të shkonte 2-0”, u shpreh ndër të tjera Klajdi Kola.

Kujtojmë pak ditë më parë, Vllaznisë iu anullua një gol ndaj Partizanit në Kupë që ishte totalisht i rregullt, ndërsa edhe sot u mungon një penallti./newsport/