Atleti shkodran Gezim Dimnaku nuk di te ndalet dhe ditet e fundit ka arritur nje tjeter sukses edhe ne aktivitetin e rradhes ku ka marre pjese. Behet fjale per kampionatin e mbare provinces se Quebec ne Kanada, kampionat qe eshte zhvilluar per te gjitha moshat.

Ne te kane marre pjese rreth 800 sportiste te Quebec-ut dhe Dimnaku ka arritur te jete serish i suksesshem ne garat e tij. Ai ka konkurruar ne kategorine Master +35 duke merituar tre medalje te arta.

Keshtu ne 100 metra, me kohen 12″40 ka zene vendin e pare duke arritur njekohesisht kohen e tij me te mire per kete sezon. Po ashtu, atleti nga Shqiperia ka konkurruar edhe ne kercim se gjati dhe trehapesh duke zene serish vende te para dhe duke merituar medaljet e arta.

Duhet thene se me rezultatin e arritur ne garen e kercimit trehapesh 12.25 metra, Gezim Dimnaku aktualisht renditet i katerti ne bote per kategorine Master +50. Suksese keto qe tregojne edhe njehere tjeter punen e shkelqyer qe ky sportist ben çdo dite ne stervitje per te ruajtur formen e tij dhe njekohesisht per te permiresuar edhe rezultatet personale.

Por duhet thene se Gezim Dimnaku njekohesisht ben edhe rolin e kryetrajnerit ne nje klub atletike dhe sportistet e tij te rinj qe kane marre pjese ne kampionatin e fundit kane marre 3 medalje, arit, argjendit dhe bronzit.
Gjergj KOLA