Kategoria Superiore për edicionin 2021-2022 do të plotësohet nesër me një finale play-out mes Kastriotit dhe Tomorit në Kamëz. Një duel që në teori favorizon ekipin krutan, por beratasit po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të afruar mrekullinë.

Duke e ditur se për të shkuar në Superiore, fituesit e play-off të Kategorisë së Parë duhet të fitojnë me skuadrën e Superiores që doli e 8-a në sezonin e rregullt, drejtuesit e klubit kanë menduar që të motivojnë lojtarët me një premio të majme.

Vetë klubi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se për suksesin ndaj Kastriotit është vendosur një premio prej 10 milionë lekësh nga presidenti i klubit.

Ndërsa 5 milionë lekë të tjera janë ofruar nga donatorë të ndryshëm që janë pranë skuadrës dhe duan ta shohin përsëri pas shumë vitesh në elitë. /vipsport/