Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka folur së fundmi për çmimin me prestigjoz individual, “Topi i Artë”.
Karim Benzema deri më tani shihet si favoriti kryesor për fitimin këtij trofeu pas një sezoni fantastik me Realin.
Sipas Hazard, Benzema e meriton të kurorëzohet si lojtari më i mirë në botë.
“Nuk ka dyshime, Benzema e meriton Topin e Artë”, tha belgu për ESPN.
Sulmuesi francez shënoi 44 gola në 46 ndeshje gjithsej sezonin e kaluar duke ndihmuar Realin të triumfojë në La Liga dhe Champions League.
Kujtojmë që ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet më 17 tetor.