Nje top i dhuruar nga Jonuzi ne kembet e Cares mund t’i kishte kushtuar shume Vllaznise. Por per fat, ka qene mesfushori tjeter Krymi qe e ka ndalur me dashje sulmuesin e kuq jashte zones se rreptesise.

Duke e patur te qarte se do te largohej me karton te kuq, por numri 6 i kuqebluve mendoi se me mire do te ishte keshtu dhe ne fakt i tille doli edhe ai veprim sepse Vllaznia e mundi Partizanin 1-0.

Ne lidhje me kete veprim te Krymit, trajneri Brdariç pas ndeshjes ka leshuar nje batute teksa ka “thumbuar” pak edhe Jonuzin e Gurishten duke thene:

“Kartoni i Krymit? Kemi mësuar nga e kaluara që të bëjmë një faull të zgjuar, të marrim të kuq për ekipin. Pasi në sezonin e kaluar kishim episodin me Gurishtën, nuk bëri faull dhe humbëm ndeshjen.

Sigurisht Gurishta e Krymi janë shumë shokë, ndoshta edhe Jonuzi duhet t’i japin Krymit një darkë të mirë sonte”, tha Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/