Vllaznia do të luajë nesër kundër Partizanit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të besuarit e trajnerit Thomas Brdariç ku do të tentohet të merret rezultati pozitiv për të shpresuar deri në fund për titullin kampion.

Edhe pse s’është zyrtar, tekniku gjerman duket se ka vënë pikat mbi “i” sa i përket titullarëve që mund të zbresin nesër në fushë. Nga minuta e parë priten të jenë më të mirët, nga Zogoviç në portë e deri te Djurdjeviç në majën e sulmit.

Më poshtë njihuni me 11-shen e mundshme titullarë që luan nesër kundër Partizanit: Zogoviç, Gurisha – Adili – Diagne – Hakaj, Krymi – Jonuzi, Da Silva – Mustedanagiç – Latifi, Djurdjeviç.

Kujtojmë që ndeshja Partizani – Vllaznia është programuar të luhet nesër në orën 16:45, në stadiumi “Air Albania” në kryeqytet./newsport/