Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Bushati, elozhe për Krujën pas miqësores me Zetën

Trajneri Bushati, elozhe për Krujën pas miqësores me Zetën

Pas përfundimit të miqësores së djeshme me Zetën, trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati në një intervistë për gazetën ka folur në lidhje me të por edhe për shumë gjëra të tjera. Pikërisht pas ndeshjes ka thënë: “Na shërbeu ky takim jo vetëm për ta mbajtur në tonus ekipin, por edhe për të parë më nga afër elementin e ri. Ajo që nuk pati shumë rëndësi në këtë përballje ishte rezultati, pavarësisht se arritëm të fitonim. Për mua e rëndësishme ishte të shikoja skuadrën që do të hedh në fushë në takimin me Tomorin. Mendoj se forma e lojtarëve është e mirë, pavarësisht se kur dhe si u shënuan golat.

Në miqësoren e djeshme më la përshtypje të mirë sërish Bardulla, i cili ishte pjesë e formacionit të parë, por fjalë pozitive ka edhe për të riun Kruja, që shumë shpejt mund të jetë pjesë e planeve të mia”. Vlerësimi për Krujën kësisoj pritet të jetë një shtysë për këtë lojtar për ndeshjet e ardhshme që ai pse jo të jetë edhe titullar. Sa herë që ka luajtur në miqësoret e deritanishme apo dhe ndonjë takim tjetër, ai ka bindur me paraqitjet që ka bërë. Eshte vetem 19 vjeç megjithate Arsid Kruja premton shume per te ardhmen.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments