Veleçiku i ka arritur me 70 % objektivat e tij ne gjysmen e pare te sezonit. Trajneri i tij Besnik Duli ka dhene nje interviste per “Sport Ekspres” teksa nder te tjera ka deklaruar se eshte penalizuar nga mosluajtja e ndeshjeve ne Koplik.

“Duke qenë se Veleçiku vinte nga Kategoria e Dytë, mendoj se ballafaqimi në këto 14 javë nuk ka qenë thjesht si një debutues. Natyrisht që kemi patur edhe mangësi, të cilat më shumë na kanë ardhur nga fakti se fusha jonë është e dënuar dhe ndeshjet të gjitha i kemi luajtur në transfertë”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij tekniku i Veleçikut.

Gara për pjesën tjetër të sezonit në këtë kategori do të jetë më e vështirë, kryesisht në fazën e tretë që do të përgjysmohen pikët e dy fazave të para, por Duli thekson se në këtë periudhë do të eliminohen disa mangësi prandaj shton: ”

Duke ardhur nga një kategori më poshtë, kontingjenti ynë ka qenë i cunguar dhe harmonizimi i lojtarëve ka ardhur gradualisht. Dhe për pjesën e dytë të kampionatit kemi menduar të plotësohemi me lojtarë cilësorë në boshtin e skuadrës: mbrojtje-mesfushë-sulm”.