Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është shprehur shumë i kënaqur për arritjen e fitores së sotme ndaj Laçit, fitore kjo që e mban këtë skuadër në mes ekipeve të vendeve të para të renditjes dhe ky fakt është më i rëndësishmi për të. Ja deklarata e plotë e Duros në konferencën për shtyp të pasndeshjes:“Unë e kam thënë që nuk ka fitore të lehtë. Edhe sot pavarësisht se kemi luajtur ndaj një skuadër që ka dhënë surpriza duke mundur skuadrën milionëshe të Flamurtarit kemi treguar vlera sepse fitorja ka kenë më meritë, pasi e dominuam gjithë ndeshjen sidomos në pjesën e parë.

Skuadra kundërshtare nuk na ka rrezikuar për asnjë moment gjatë gjithë lojës. Ndoshta, ai momenti i diskutueshëm i 11-të metershit po bëhet zakon kundër Vllaznisë. Në pjesën e dytë patëm një rënie të lojës jo se na rrezikoi kundërshtari por në aspektin sulmues. Kjo erdhi sigurisht dhe nga temperaturat e larta e me zëvëndësimet diçka u arrit. Hysa bëri detyrën, doli dhe shënoi Dragoi. Unë e kam thënë që ato janë pjesë e Vllaznisë dhe do futen në momentin e duhur pasi kanë problem psikologjike. Kjo për shkak se të dy sulmuesit u futën aty ku unë e pashë të arsyeshme dhe e shpërblyen. Dua të sqaroj diçka që zëvendësimet bëhen për të ndryshuar diçka në skuadër. Unë kam 20 vjet që merrem me këtë punëdhe largimet e dy futbollistëve që unë bërë, sigurisht Shtubina që është një ndër më të mirët që ka luajtur në këto tri ndeshjet e fundit. Po ashtu dhe në takimin e sotëm ka qenë një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe nuk u ndërruar= për cilësi loje, unë ia sqarova dhe pas ndeshjes, por ngaqe konsumoi shumë energji kërkoja të freskoja skuadrën, njëkohësisht dhe Deliç. Disa njerëz nuk e kuptojnë pasi nuk janë specialistë dhe ne i kuptojmë këto. Në qoftë se do t’i rikthehemi intervistave të mia të para, kam thënë që ne do të jemi në nivelin e skuadrave kryesuese.  Nuk kam pretenduar as për titull kampion e as për trofe. Deri në këto momente ne jemi në nivelin e skuadrave kryesuese. Se si do të zhvillohen ngjarjet deri në fund të fazës së parë të mos shkëputemi nga kryesueset që të përforcohemi me dy apo tre lojtarë cilësore”.

www.shkodrasport.com