Kampionati kombëtar i volejbollit për të rritur ka nisur pikërisht pasditen e sotme. Një kampionat që ka nisur me fitore për ekipin e Vllaznisë. Djemtë e trajnerit Artan Kalaja kanë pritur në Shkodër ekipin e Erzenit të Shijakut. Ndeshja është luajtur pasdite në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është ndjekur me interes nga sportdashës të shumtë. Shkodranët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi dhe deri në fund të saj. Seti i parë është mbyllur në shifrat 25-18 ndërsa në të dytin epërsia është edhe më e madhe dhe ai mbyllet në shifrat 25-13. Në të tretin ka më shumë rivalitet megjithatë djemtë e trajnerit Artan Kalaja e fitojnë edhe atë, këtë herë 25-21 dhe krejt ndeshjen në shifrat 3-0. Në këtë mënyrë, Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin e ri dhe ajo pritet të jetë edhe këtë sezon një nga pretendentet për titullin kampion.

www.shkodrasport.com