Pas humbjes në javën e parë në Durrës, për volejbollistet e Vllaznisë ka ardhur edhe një tjetër humbje. Këtë herë brenda në Shkodër ndaj ekipit të Minatorit të Rrëshenit. Ndeshja është luajtur në orën 14.00 të pasdites së sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj nuk e kanë nisur mirë ndeshjen duke e humbur setin e parë në shifrat 14-25. Megjithatë ato arrijnë t’i përmbysin gjërat në të dytin të cilin e fitojnë 26-24 pas një lufte të fortë sportive. Vllaznia do të fitonte edhe setin e tretë, këtë herë më lehtë në shifrat 25-21 dhe duket se ajo do të fitonte edhe të katërtin dhe krejt ndeshjen por nuk do ndodhte kështu. Ata do ta humbasin atë 14-25 duke e çuar takimin në setin final i cili fitohet nga Minatori në shifrat 15-12 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Në këtë mënyrë me dy humbje në dy ndeshjet e para, edhe ky kampionat duket se nuk ka nisur në mënyrën e duhur për Vllazninë megjithatë të shpresojmë për një kthesë në takimet e ardhshme.

www.shkodrasport.com