Me 22 futbolliste ne stervitje, Mirel Josa ka vijuar punen ne krye te skuadres. I qete se e ka kohen e mjaftueshme ne dispozicion, numri 1 i pankines shkodrane gjithsesi syte i ka nga merkatoja. Kuptohet qe ka mbetur pak i zhgenjyer nga sjellja e disa lojtareve, por ai sheh perpara.
Vijon te beje me te miren ne stervitjen e ketyre diteve bashke me stafin e tij, Sinanin, Milotin e Lekiqin dhe natyrisht qe eshte edhe ne pritje te disa lojtareve te tjere cilesore me te cilet kerkon ta plotesoje skuadren.
Ai e ka bere te qarte se nuk deshiron perforcime vetem per Europen. Lojtaret qe do te vijne tani, do te jene pjese e skuadres edhe ne sezonin e ri te futbollit shqiptar.
Josa e ka te qarte ate se çfare i mungon ne skuader dhe ne bisedat e shumta me presidentin Xhaferi i kane diskutuar keto problematika. Vllaznia eshte e qarte se ka nevoje edhe per 3-4 lojtare te tjere cilesore dhe nese vijne ato qe duhet, padyshim qe kjo do te ishte diçka shume pozitive.
Nga sa eshte thene, neser pritet mbrojtesi Dajan Shehi, te henen ndoshta edhe ndonje tjeter dhe ideja eshte qe deri ne fundjaven e ardhshme kur ekipi te niset drejt Austrise per fazen pergatitore, te jete i kompletuar ne te gjithe repartet./SHKODRA-SPORT.COM/