Periudha e fundit te kampionateve, po shoqerohet me pjesmarrjen ne disa aktivitete nderkombetare per ekipet e Akademise Vllaznia. Pak dite me pare, ai U11 ka marre pjese ne nje turne qe u organizua ne Kroaci, ndersa sot nje tjeter ekip ka lene Shkodren dhe Shqiperine per te marre pjese ne nje tjeter turne.

Kete here behet fjale per ekipin U13 te Akademise Vllaznia qe drejtohet nga trajneri Fatjon Hasani. Mesohet se mengjesin e sotem ai ka udhetuar drejt Austrise, per te marre pjese ne nje turne qe do organizohet ne kete vend.

Nje gje e tille eshte bere e ditur permes nje njoftimi te shperndare ne faqen e Akademise Vllaznia ku shkruhet:

“Në kuadër të bashkpunimeve që Klubi Futbollit Vllaznia po krijon për zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, ekipi i Akademisë Vllaznia U-13 është nisur mëngjesin e sotëm nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, në drejtim të kryeqytetit austrika, Vjenë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtarë “Champions Trophy”, i cili do të zhvillohet në datat 18-19 Qershor 2022 në Vjenë, Austri. Suksese ekipit dhe stafit teknik!”

Nga sa mesohet, pjesmarres ne kete turne do te jene edhe ekipe te tjera si Sturm Graz, Austria Vjene, Lokomotiva Zagreb etj dhe padyshim qe futbollistet e vegjel shkodrane do ta shijojne ne maksimum kete pervoje./SHKODRA-SPORT.COM/