Gazeta “Shkodra Sport” e ka konfirmuar qe paraditen e sotme se kush do te ishte perforcimi i dyte i Vllaznise ne merkaton e kesaj vere te nxehte dhe ne oret e vona te darkes vjen edhe aprovimi nga vete lojtari qe neser do te vishet kuqeblu.

Ne fakt ai do ta riveshe sepse kemi te bejme me nje futbollist qe eshte larguar nga Shkodra vetem nje vit me pare. Ai eshte elbasanasit Dajan Shehi. Mbrojtesi shtatelarte i ka dhene “po” Vllaznise, ndonese ka patur edhe oferta te tjera.

Ka qene vete Shehi qe pak minuta me pare, ne nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Po, neser do te firmose me Vllaznine. E zgjodha kete skuader sepse ndihem si ne shtepin time ketu ne Shkoder”. Nuk eshte zgjatur me shume, por e ka pranuar se neser do te hedhe firme ne kontrate.

Nga sa eshte bere e ditur, edhe per kete lojtar do te kete nje kontrate dyvjeçare dhe tashme me marrjen edhe te tij, nis te kompletohet reparti i mbrojtjes, por megjithate pritet edhe Adili.

Gjithsesi, per momentin Dajan Shehi do te jete perforcimi i dyte ne merkato i Vllaznise, ndersa nga fillimi i javes tjeter mendohet te vije edhe perforcimi i trete./SHKODRA-SPORT.COM/