Vllaznia e femrave do te zhvilloje neser nje tjeter ndeshje mjaft te rendesishme ne transferte, ate kunder Chelseas, te vlefshme si ndeshjen e saj te dyte ne grupet e Champions League.
Per “Shkodrasport” ka folur vete trajneri i Vllaznise se femrave, duke thene se Vllaznia eshte mjaft e pergatitur dhe do te beje te pamunduren ne ndeshjen e neserme.
“Vajzat janë të gjitha pa përjashtim të gatshme. Është stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme dhe duhet t’i japim dorën e fundit, të vendosim për rreshtimin.
Padyshim që e kemi studiuar Celsin, e dijmë se është një skuadër mjaft e mirë, por sigurisht që nuk kemi ardhur më kot, do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ia vështirësuar ndeshjen.
Do të mundohemi të bëjmë gjitchka është e mundur. Futbolli fizik i tyre është jashtëzakonisht i fortë, pasi është vetë kampionati anglez që e ka një karakteristikë të tillë.
Vajzat kanë një karakter të fortë në fushë, kështu që mendoj se do të bëjmë një ndeshje mjaft të mirë. ”