Vllaznia e femrave do te zhvilloje neser nje tjeter ndeshje mjaft te rendesishme ne transferte, ate kunder Chelseas, te vlefshme si ndeshjen e saj te dyte ne grupet e Champions League.

Per “Shkodrasport” ka folur edhe kapitenia e Vlaznise se femrave, duke theksuar se Vllaznia eshte mjaft e pergatitur per kete ndeshje dhe do te beje te pamunduren.

“Sigurisht që është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, pasi është ndeshja e dytë ne grupet e Champions League dhe mendoj se do të jetë një ndeshje që do të mbetet histori.

Jemi përgatitur mjaft mirë. Shpresoj të bëjmë një paraqitje mjaft të mirë, të gjitha ne.

Natyrisht që do të mundohemi të mbulojmë pikat e tyre të dobëta. Padyshim që është një skuadër mjaft e mirë, por do të mundohemi t’ia vështirësojmë sa më shumë fitoren dhe pse jo të marrim rezultate pozitive. ”