HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVETrajneri Leka: Vllaznia nuk shkon për turizëm në Bosnjë

Trajneri Leka: Vllaznia nuk shkon për turizëm në Bosnjë

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, nuk do të shkojë për turizëm në Bosnjë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve por do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri Nikolin Leka në seancën e fundit stërvitore të ekipit kuqeblu.

“Kemi 40 ditë që stërvitemi fort për këto ndeshje. Jemi forcuar edhe me lojtaret e duhura dhe besoj se do të kemi objektivat tonë sivjet për të tentuar kualifikimin. Shorti kuptohet që nuk është i lehtë megjithatë ne nuk shkojmë për turizëm në Bosnjë. Eksperienca në vite me pjesmarrjet tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm na ka ndihmuar të rritemi dhe besoj se tashmë jemi gati për të pretenduar edhe më shumë”- ka thënë ai. Ndeshja e parë e Vllaznisë do të luhet të martën pasdite dhe përballë saj do të jetë kampionia e Bosnjës, ekipi i Sarajevos. Ky takim është shumë i rëndësishëm sa i takon pretendimeve të mëtejshme të vajzave kuqeblu sepse në rast fitoreje, ato hedhin një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin e dytë.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments