Ada e Velipojes merr nje tjeter barazim me vlere ne transferte. Pas atij te javes se kaluar 2-2 ne Bulqise, sot skuadra bregdetare ka barazuar 1-1, po kete here ne Tropoje ndaj Valbones vendase.

Interesant eshte fakti se te vetmin gol per velipojaket ne kete ndeshje e ka shenuar trajneri- lojtar Admir Mehja. Ka qene minuta e 31-te e ndeshjes kur ai ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes tropojane.

Por avantazhi i tyre ka zgjatur vetem tre minuta sepse Berisha ka barazuar rezultatin per Valbonen. Me pas, ka patur perpjekje nga te dy ekipet por nuk ka patur gol tjeter.

Perfundimisht kjo ndeshje eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe te dy ekipet kane ndare nga nje pike. Pas javes se katert te kampionatit Ada eshte ngjitur ne kuoten e 5 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje.

Jo keq per kete skuader e cila i nisi pergatitjet jo shume kohe perpara nisjes se kampionatit dhe me ardhjen ne krye te saj te trajnerit Mehja gjerat moren per mire sepse ne nje kohe rekord ai arriti ta riorganizoje skuadren dhe tashme po merr frutet e punes se bere.

Kuptohet duke kontribuar edhe vete kur duhet siç ishte rasti i sotem kur jo vetem luajti ne fushe por edhe shenoi golin e vetem per Aden./ SHKODRA-SPORT.COM/