Në seancën e djeshme stërvitore trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro nuk ka qenë present. Pikërisht kjo mungesë e tij ka bërë që menjerë tek futbollistët apo dhe ato pak tifozë që kanë qenë të pranishëm në fushën stërvitore të Shtojit, të pyesin: “A iku Duro”? Kësaj pyetje I kanë dhënë përgjigje pjestarët e tjerë të stafit drejtues kuqeblu të cilët kishin komunikuar me trajnerin përmes telefonit. Duro u kishte thënë atyre dhe njëkohësisht edhe drejtuesve të klubit se ishte në kursin për trajner në të cilin është rregjistruar për të marrë liçencën UEFA PRO dhe nuk mund ta kapte seancën stërvitore prandaj do ishin dy ndihmësit e tij Sinani e Legata që do të drejtonin këtë seancë.
Në pamje të parë duket diçka jo e mirë mungesa e trajnerit në këtë seancë sepse situata tek Vllaznia nuk është dhe aq e mirë pas humbjes së fundit me Tiranën. Madje, edhe pas ndeshjes, ai nuk ka patur shumë komunikim me drejtuesit e klubit meqë është nisur menjëherë drejt kryeqytetit dhe po ashtu të dielën ka qenë pranë familjes së tij ngaqë e ka patur pushim dhe po ashtu edhe dje sërish ka qenë larg skuadrës dhe klubit.
www.shkodrasport.com