Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka folur për mikrofonin e “Rtshsport”, përpara ndeshjes së nesërme me Kamzën. Trajneri korçar ka zbuluar se kur mund të luajë Vajushi dhe cilat janë objektivat e skuadrës këtë sezon.

Traneri i durrsakëve ka bërë një krahasim me Barcelonën dhe Realin që të tregoi se problemi i të shënuarit nuk është një problem që vetëm Teuta e kalon, por çdo ekip pasi sipas tij është e vështirë të shënosh.

Pas dy barazimeve rradhazi, fitorja është objektiv?

Po është e vërtetë, duhet të rikthehemi te fitorja dhe te tre pikët sepse besoj që do të na ndihmojnë shumë për vazhdimin.

Ju shqetëson fakti që në ndeshjet e kampionatit keni pasur vështirësi në të shënuar?

Jo nuk më shqetëson sepse të shënosh është shumë e vështirë, jo vetëm Teuta por dhe Reali apo Barcelona e kanë të vështirë të shënojnë. Jam dakord te pjesa që nuk jemi në atë nivel që duhet . Mendoj që për këtë ndikon edhe kjo pjesa e merkatos, ardhjet e ikjet e lojtarëve dhe shpresoj që pas kësaj jave grupi të jetë i plotë për të marrë rezultatet që duhet.

Si e shikoni blerjen e Vajushit dhe a është gati ai ?

Vajushi do të jetë i grumbulluar në ndeshjen më Kamzën, por nuk është ende gati ta nisë ndeshjen nga fillimi. Nuk diskutohet që është një vlerë e shtuar për ne, është një lojtar me shumë cilësi. Jam i bidnur që gajtë dy fazave do të na ndihmojë shumë, por sa më shpejt duhet të vijë në gjendjen e tij maksimale.

Ku do të synoni më tepër në kampionat apo në Kupë?

Ne synojmë që të marrim pjesë në kupat e Europës. Do ishte mirë ta arrinim nga kampionati dhe të fitonim kupën. Në këto momente jemi të fokusuar në ndeshjet e kampionatit dhe ajo me Kamzën, e cila është një ndeshje shumë e vështirë.