Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETrajneri shkodran Samuel Nikaj përforcon stafin tek Pogradeci, merr bashkëpunëtorin që kishte...

Trajneri shkodran Samuel Nikaj përforcon stafin tek Pogradeci, merr bashkëpunëtorin që kishte në Kosovë

Pogradeci ka kompletuar stafin teknik. Me pogradecarët, që po drejtohen nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, është bashkuar edhe përgatitësi atletik dhe njëkohësisht edhe video-analisti i ri kosovar, Ylli Bakaj. Ai do të jetë njëri nga krahët më të rëndësishëm të teknikut shkodran, duke e bërë stafin e pogradecarëve edhe më të kompletuar.

Bakaj më parë, ka punuar me Nikajn edhe tek Prizreni dhe tek Vushtrria në Kosovë dhe ka qenë kjo njohje e tyre që ka bërë që tashmë bashkëpunimi i tyre të vijojë edhe në Pogradec.

Po ashtu, kosovari me pogradecarët ka bashkëpunuar edhe në javët e fundit, pasi ka qenë pothuajse çdo ndeshje i pranishëm me video-analizën e tij. Bakaj është bashkuar me Pogradecin në stërvitje dhe do të jetë në vazhdim së bashku me Nikajn në ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë nga ana tjetër, liqenorët kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve në dy javët e mbetura, por gjasat janë që tashmë ata i janë drejtuar rrugës së play-offit.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments