Momente te shkelqyera per sulmuesin me origjine nga Puka Stiven Shpendi i cili vazhdon të shkëlqejë me Çezenën në Serinë C italiane duke shenuar rregullisht dhe duke spikatur njekohesisht me lojen e tij.
Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për skuadrën e tij në fitoren 4-0 përballë Sienës, ku shënoi golin e dytë të takimit.
Ky është goli i pestë në tre ndeshjet e fundit për Shpendin, dhe i 8-i sezonal në 18 ndeshje të luajtura. Kuptohet qe ai ka ende per te dhene sepse karriera e tij sapo ka nisur, ashtu siç ka nisur edhe interesimi i ekipeve te tjera qe duan te marrin sherbimet e tij.
Me siguri qe Stiven shume shpejt do te ngjitet ne Seria B dhe pse jo edhe ne A. Te dhenat e tij jane fantastike dhe menyre si po luan, i ka bere per vete te gjithe. Padyshim qe sulmuesi nga Puka konsiderohet nje lojtar i se ardhmes edhe per kombetaren shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/