Diten e premte kombetarja shqiptare e boksit do te niset drejt Uzbekistanit, per te marre pjese ne Kampionatin Boteror qe zhvillohet atje. Ne te, vendi yne do te perfaqesohet me 6 boksiere te cilet do te jene te shoqeruar nga trajneret Gezim Zeneli dhe Lazarin Vila.

Siç shikohet, per here te pare ndoshta kombetarja jone nuk do te kete ne krye te saj trajnerin e mirenjohur Zef Gjoni. Arsyen e kesaj mungese ai e ka bere te ditur diten e sotme ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Eshte hera e pare qe me keta dy boksiere, Hysen e Kajoshin, une nuk do te jem i pranishem ne gara te tilla. Arsyeja eshte se une asnjehere nuk i kam munguar zgjedhjeve dhe fushatave elektorale. Pra e kam obligim qe te jem ne fushate, te jem ne mbeshtetje te kryetarit te Bashkise te Partise Demokratike te Sali Berishes, Bardh Spahia.

Dikush mund te thote se mungesa ime nuk do te ishte problem se nje vote kam, por nuk eshte keshtu. Prania ime ketu do te bejne shume pune, shume vota dhe shuma gjera qe te pakten te jem pjesmarres i fitores se padiskutueshme te Bardh Spahise.

Shpresojme te marrim edhe ndonje lajm te mire nga Uzbekistani dhe te jete nje muaj shume i kenaqshem per mua dhe per qytetin e Shkodres”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit te kombetares shqiptare Zef Gjoni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: