Për boksierët shkodranë nuk ka kohë për pushim pas pjesmarrjes në kampionatin kombëtar të pak ditëve më parë. Tre prej tyre, janë nisur sot drejt Kosovës për të përfaqësuar Shqipërinë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” që do të zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë.

Bashkë me ta do të jetë edhe boksieri tiranas Enes Bakalli dhe nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, Xhoi Eliazi, Arjon Kajoshi dhe Albert Kapaj do të tentojnë të bëjnë më të mirën në edicionin e rradhës të këtij turneu të përvitshëm ndërkombëtar. Kuptohet që secili prej tyre synon vendin e parë në peshat respektive ku do të konkurrojnë.

Forma e tyre është shumë e mirë sepse të gjithë këta sportistë janë në kulmin e stërvitjes ngaqë vijnë menjëherë pas kampionatit kombëtar. Ndeshjen e turneut “Adem Jashari” do të zhvillohen në pallatin e sportit të Prishtinës dhe të shtunën do të jenë gjysmëfinalet ndërsa të dielën do të jetë rradha e takimeve finale.

Trajneri Zef Gjoni pse jo synon që të katër këta boksierë të arrijnë në finahe sepse i kanë mundësitë për ta bërë këtë gjë. Ndërkohë, përpos turneut “Adem Jashari”, boksierët e Vllaznisë janë duke u përgatitur për të marrë pjesë edhe në dy turne të tjerë ndërkombëtar që do të zhvillohen në vendet e Rajonit deri në fund të vitit.

Kjo do të thotë se për ta, nuk do të ketë kohë për të marrë frymë. Suksesi në kampionatin e fundit kombëtar ku fituan titullin e 23-të kampion të Shqipërisë, do t’i motivojë boksierët shkodranë për të bërë paraqitje sa më të mira edhe në këto turne dhe për të synuar medaljet e arta.
www.shkodrasport.com