Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre ditë para sfidës me Vllazninë, Erzeni largon një tjetër futbollist

Tre ditë para sfidës me Vllazninë, Erzeni largon një tjetër futbollist

Myslim Ramilli zyrtarisht nuk është më lojtar i Erzenit. Klubi e ka bërë të ditur divorcin përmes rrjeteve sociale, teksa e falenderon për kontributin. Mbrojtësi i djathtë u afrua te skuadra e vendit të tij në janarin e vitit 2019, duke arritur kulmin sezonin e fundit ku u sigurua ngjitja në Superiore.

Mbetet për t’u parë destinacioni i ri i shijakasit. Kujtojmë se 28-vjeçari është produkt i moshave të Teutës, ndërsa ka dhënë kontributin e tij për Sukthin, Besën e Kavajës dhe Luzin gjithashtu.

Erzeni ndërkohë po mbyll ditët e fundit të përgatitjeve, teksa kujtojmë që ndeshjen e parë e luan përballë Vllaznisë më 20 gusht. Levizje te tilla vetem pak dite perpara fillimit te kampionatit sigurisht qe nuk jane shume normale por ky eshte realiteti i futbollit shqiptar.

Shijakasit ne fakt kane patur shume levizje gjate merkatos se veres teksa drejtuesit e rinj qe kane ardhur ne krye te klubit kane larguar thuajse te gjithe lojtaret e sezonit te kaluar dhe ne vend te tyre kane sjelle lojtare te rinj qe natyrisht duan kohen e tyre te ambjentohen me skuadren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments