U mendua se mund të ishte pjesë e kampionatit shqiptar në këtë merkato verore, por diçka e tillë nuk ndodhi. Fjala është për Eslit Sala, i cili pavarësisht zërave të shumtë të këtyre muajve, nuk ndryshoi skuadër. Kjo duke bërë që ai të jetë pjesë e skuadrës së Valletas në Maltë për sezonin e katërt rradhazi.

Epo edicioni i ri duket se ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për 22-vjeçarin. Sala ka arritur të shënojë që në javën e dytë të kampionatit në fitoren e thellë në shifrat 0-6 të Vallettas përballë Pieta Hotspurs.

Një start i shkëlqyer ky për mesfushorin që aktivizohet edhe si mbrojtës, duke u konfirmuar edhe njëherë si një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit maltez.

Valleta pas dy javëve të para renditet në vendin e parë të klasifikimit me 4 pikë. Kjo duke treguar qartazi ambiciet për titull kampion këtë sezon, pas edicionit të shkuar që nuk ishte aq i suksesshëm për rekordmenët e futbollit ishullor.
Endri ÇINARI