Skënderbeu humbi finalen e Kupës së Shqipërisë mbrëmë me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “AIR Albania” nga ku e përfundoi një sezon për tu duartrokitur.

Skuadra korçare arriti të mbijetonte në Kategorinë Superiore dhe shkoi në finalen e Kupës duke arritur diçka të jashtëzakonshme,

dhe për këtë ka shkruajtur dhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram” ku thotë se ndihet krenar:

“Krenar për ju kampiona.” Ishte shkrimi i presidentit të skuadrës korçare ku tregon edhe njëherë se skuadra e tij e arriti objektivin e këtij sezoni.