Zërat e merkatos e lidhnin Elseid Hysajn me një largim nga Napoli dhe me Torinon si skuadrën më të interesuar.

Shkodrani me Gatuson në stol ka pasur hapësira të kënaqshme në formacion.

Ështe gazetari italian, Nikolo Skira që zbulon se agjenti i Hysajt dhe Napoli janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi shkodran ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovim atëherë klubi italian do detyrohet ta shesë që këtë verë pasi rrezikon ta humbasë me parametra zero.