Nuk drejton një skuadër prej gati dy vitesh kur ishte trajner i Alaves, por Gianni De Biasi pohon se kjo jo për mungesë ofertash, por nuk e kanë bindur në projektet e tyre.

Ish-trajneri i Kombëtares ka treguar se së fundmi i ka ardhur një ofertë nga Irani për të marrë drejtimin e Esteghalit, aty ku trajner ka qenë Andrea Stramacioni.

“Arabishtja është e vështirë dhe nuk e di. Nuk kemi folur, por ka interesim. Më kanë propozuar një ofertë dhe do ta vlerësoj. Kam pasur oferta edhe nga Serie A dhe Serie B, por kam preferuar të them jo për ato.

Kampionati po bëhet interesant kur ka më shumë pretendentë, siç është Interi. Duhet të shoh si do të përfundojë edhe Lazio, që po bën shumë mirë. Është kundër Juventusit, duke menduar se ka fituar dy ndeshje shumë afër njëra-tjetrës”, – tha mes të tjerash De Biasi./konica/

FLORENCE, ITALY – MARCH 07: Gianni Rivera president of the Youth and School FIGC during the “Panchina D’oro season 2014-2015” Gianni De Biasi (r) manager of Albania won the gold coach for the 2014-2015 season during the “Panchina D’oro season 2014-2015” at Coverciano on March 7, 2016 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)