Nje tjeter trajner i huaj do te drejtoje ne Superligen shqiptare. Pas Emanuel Egbo qe u zyrtarizua pak dite me pare ne krye te Tiranes, tashme do kemi nje tjeter trajner joshqiptar qe do te drejtoje ne futbollin tone.

Behet fjale per ekipin e Partizanit qe ka arritur akordin për trajnerin e ri. Klubi ka rikthyer teknikun që ka pasur ecurinë më të suksesshme në Europë në historinë e të kuqve. Bëhet fjalë për Adolfo Sormanin.

Italiani do jetë trajneri i ri i kampionëve në fuqi. Në aventurën e tij të fundit, ai drejtoi klubin danez të Velje, me të cilin u ngjit në Superligë duke dalë kampion.

Kujtojmë që Sormani ka pasur një aventurë pozitive me Partizanin në Europë, duke eliminuar Ferencvaroshin në Champions e më pas duke u eliminuar nga Salburgu. Në Ligën e Europës të kuqtë ishin të pafat për shkak se përballë kishin rusët e Krasnodar duke u eliminuar.