Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto është takuar para disa ditësh me menaxherin e Marash Kumbullës, Xhani Vitalin. Kështu, Jose Mourinho ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Trajneri portugez ka dhënë miratimin që Kumbulla të qëndrojë në Romë dhe të jetë pjesë e ekipit të tij për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere Dello Sport”, Mourinho këmbëngul për mbrojtjen me tre dhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla konsiderohet me potencial të madh.

Ne fakt ditet e fundit kane sjelle edhe shume lajme per interesimin e ekipeve te tjera per mbrojtesin shkodran dhe madje u permenden edhe ofertat konkrete te disa prej tyre, por duket se e gjitha ka shkuar kot.

Ndonese Mourinho e ka shprehur hapur herepashere se nuk e ka ne preferencat e tij lojtarin e kombetares shqiptare, duket se me kalimin e kohes gjerat kane marre rrjedhe dhe ai tashme e deshiron ne skuader.
Maringlen ZHIVANI