HomeKRYESORE'U prehsh në paqe Mbreti Pele', Cristiano Ronaldo poston mesazhin ngushëllues pas...

‘U prehsh në paqe Mbreti Pele’, Cristiano Ronaldo poston mesazhin ngushëllues pas ndarjes nga jeta të ‘O’Rei’

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Cristiano Ronaldo shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Pele.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë për të shprehur dhimbjen që po përfshin gjithë botën e futbollit në këto momente.

Një frymëzim për kaq shumë miliona, një pikë referimi dje, sot, gjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë, qoftë edhe në distancë.

Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në secilin prej nesh, futbolldashës. U prehsh ne paqe Mbreti Pele.”,- ka shkruar “ylli” luzitan, për “O’Rei”, në mesazhin e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments