Diten e sotme perpos zgjedhjeve per postin e presidentit te FSHF-se jane zhvilluar edhe ato per Komitetin Ekzekutiv te saj dhe nder 10 fituesit eshte edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Fatbardh Jera.

Ky personazh i njohur i ketij sporti, eshte propozuar per kete post nga klubi Vllaznia, i cili duket se eshte krenar per kete gje, per me teper qe emri i Jeres sot eshte permendur ne zgjedhjet e FSHF-se edhe nga nje emer shume i njohur i futbollit europian si polaku Boniek.

Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia:

“Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe përpos rikonfirmimit të z.Armand Duka në postin e presidentit, është bërë edhe përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Në përfundim të votimeve, pjesë e listës fituese është edhe z. Fatbardh Jera, ish- futbollisti i njohur që është propozuar për këtë post nga KF Vllaznia. Për të thënë se kush është Jera, mjafton të citojmë edhe një shprehje të një emri shumë të madh të futbollit polak si Zbignieë Boniek i cili ka qenë i pranishëm në Asamblenë e sotme si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në fjalën e tij përshendetëse ish- sulmuesi i njohur u shpreh: Për herë të parë kam qenë në 1985 si futbollist, kam pasur kënaqësinë të luaj me kombëtaren tuaj dhe nëse nuk e mbani mend rezultatin, mund ta pyesni mikun tonë Jera që ka luajtur atë ndeshje”.

Kaq mjafton për të kuptuar më së miri se kush është i propozuari i KF Vllaznia për organin më të lartë të FSHF-së. Si rrjedhojë, ne i urojmë suksese z. Jera në këtë detyrë dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit shkodran në të!”