Sulmuesi brazilian Gabriel Morbeck nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ata e kanë falenderuar për paraqitjet e bëra teksa i kanë uruar suksese në karrierë.

Rikujtojmë që braziliani u transferua këtë verë tek ekipi teksa firmosi edhe një kontratë 2 vjeçare.