UEFA zbuloi ekipin e ëndrrave për vitin 2018, të përzgjedhur pas sondazhit të votuesve nga e gjithë Europa.

Në “Skuadrën e Vitit”, të rreshtuar me formacionin 4-3-3, më tepër prezencë ka Reali i Madridit, kampion i kontinentit në fuqi, me katër futbollistë.

Mes tyre fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, i cili ishte edhe lojtari më i preferuar. Mesfushori kroat mori më tepër vota se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Në votim, përpara dy yjeve më të mëdhenj të kësaj epoke ishin edhe mesfushorët e Chelsea-t, Ngolo Kante dhe Eden Hazard.

Në skuadrën e vitit binte në sy, prezenca në sulm e yllit francez, Kilian Mbappe, ndërsa mbetën jashtë emra si Antoine Griezmannapo Neymar.