Ndeshja e kthimit e turit të parë të “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe Astanës (Kazakistan) do të drejtohet nga një treshe arbitrash nga Malta.

Kështu ka vendosur institucioni i futbollit europian në lidhje me takimin që do të luhet ditën e mërkurë në orën 17.00 në
stadiumin “Loro Boriçi”.

Kështu kryesor do të jetë Trustin Faruggia Cann, vetem 32 vjeç, ndërsa asistentë të tij Roberto Vella dhe Christopher Francalanza.

Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë nga Shqipëria dhe është pikërisht Olsid Ferataj. Vakhtang Bzikadze nga Gjeorgjia do të jetë delegat i UEFA-s për këtë takim.

Shkodranët pretendojnë një arbitrim korrekt në këtë takim të dytë sepse në të parin kanë patur pretendime për 11-metërshin e dhënë për kazakistanasit që në minutën e parë.
© shkodrasport.com