Kjo javë e kampionatit të moshave ka qenë e mbarë për ekipin e Shkodra U13. Kështu, kjo javë ka qenë e shkëlqyer, sepse ky ekip ditën e sotme ka fituar me 0-2 ndaj Akademisë Shqiponja.

Për Shkodrën, autorë të golave kanë qenë Vajushi dhe Halili, të cilët shënuan nga një gol për secilën pjesë.

Ekipi i Shkodrës e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Isufaj, Halili, Muça, Osmani, R. Sukaj, Gucija, A.Sukaj, Vajushi, K. Prendi, Isufi dhe Marku, ndërkohë që në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Narkaj, A. Prendi, Pilaca, Kukaj dhe Demiraj.

Me këtë fitore, Shkodra U13 renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me 23 pikë, 5 pikë larg kreut të renditjes.

Një fitore e tillë e shkëlqyer padyshim që është shumë pozitive dhe për rrjedhojë, edhe në javët e ardhshme, objektivi do të jetë për paraqitje sa më të mira edhe në ndeshjet e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI