Virgil van Dijk së fundmi është lidhur me një lëvizje befasuese te Borussia Dortmund pas përfundimit të sezonit.Por, Fabrizio Romano ka mohuar këtë gjë, duke thënë se mbrojtësi i njohur do të ketë një takim me trajnerin e ri Arne Slot, i cili do të marr drejtimin e Liverpoolit.

“Nga ajo që po dëgjoj nga burimet, kjo nuk është e vërtetë. Unë di që Dortmundi po fokusohet në emra të ndryshëm”.

“Lidhjet me Van Dijk nuk janë diçka reale apo konkrete në këtë pikë. Kontaktet nuk kanë ndodhur, nuk po ndodh”.

“Trajneri i ardhshëm i Liverpoolit, Arne Slot do të ketë një bisedë të drejtpërdrejtë me Van Dijk, dhe ai do të përpiqet ta mbajë mbrojtësin holandez me përvojë në ekip si pjesë e projektit të tij”.

“Slot do të donte të mbante Van Dijk në ekip, kështu që biseda mes tyre do të jetë e rëndësishme”, ka thënë Romano.

Është raportuar gjithashtu se Liverpooli po planifikon të zhvillojë bisedime me kapitenin për të ardhmen e tij, pasi kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit 2025. /Telegrafi/