Paraqitja e shkëlqyer që Vllaznia e sivjetme bëri në edicionin e fundit të Uefa ëomen Champions League, ka bërë që ajo të pësojë një rritje të ndjeshme edhe në renditjen e UEFA-s.

Në bazë të asaj çfarë institucioni i futbollit europian ka publikuar së fundmi, Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e 62-të në Europë me koefiçentin 9.310. Para saj janë ekipet e Ferencvaroshi, Basel, Anderleht etj.

Renditja kryesohet nga ekipi i Olimpikut të Lionit, i ndjekur nga Volfsburg, Barcelona, PSG, Bajern Mynin, Mançester Siti etj, raporton “Shkodra Sport”.

Ajo që duhet thënë është se Vllaznia ka një rritje nga viti në vit. Brenda 4 vitesh, ajo ka flutuar nga vendi i 86-të në të 88-tin, më pas në të 78-tin, ndërsa vitin e kaluar ka qenë në të 67-tin dhe sivjet në të 62-tin.

Pra, ne nje hark kohor trevjeçar, ajo eshte ngjitur ne plot 26 vende ne reniditje dhe kjo padyshim qe do ta ndihmoje ate edhe ne shortin e edicionit te ardhshem te Champions League teksa me siguru qe Vllaznia do te jete serish ne vazon e dyte./SHKODRA SPORT/

Vllaznia femra në renditjen e UEFA-s:

2015-2016 vendi i 86-të

2016- 2017 vendi i 88-të

2017- 2018 vendi i 78-të

2018- 2019 vendi i 67-të

2019- 2020 vendi i 62-të