Portieri i Vllaznisë, Miroslav Vujadinoviç mbetet një ndër emrat dhe lojtarët më kryesorë të skuadrës edhe pse forma e tij nuk është shumë e mirë. Lojtari ka qenë në tratativa për t’u larguar madje e ka kërkuar vetë një gjë të tillë. Pas shumë përpjekjesh qoftë përosnale të tij por dhe të mënaxherëve të ndryshëm, drejtuesit e kuqebluve kanë arritur të bindin lojtarin për të qëndruar në skuadër të pakten deri në fund të sezonit. Nuk duhet anashkaluar fakti që ka patur shumë diskutime për largimin apo jo të Vujadinoviçit. Një ndër ato që ka hapur dritën jeshile ka qenë vetë tekniku Vata.

Por tashmë situata duket se ka ndryshuar, por një trajner profesionist siç thekson vetë kreu i pankinës shkodrane kërkon të rifitojë sërish lojtarin. Vujadinoviç me aftësitë që ka treguar sidomos gjatë sezonit të kaluar dhe në Kupat e Europës verën e shkuar, ka arritur të krijojë një vlerësim pozitiv në mendjen e teknikut Vata. “Unë e di shumë mirë se çfarë është i aftë të bëjë Vujadinoviç. Përsa i përket çështjes së largimit ai ka shprehur vetë dëshirën për të lënë skuadrën dhe jo se e kemi kërkuar ne. Ndaj unë pres që me stërvitjen që është duke bërë dhe uroj që të kalojë dëmtimin e tij në tendinen e akilit e të kthehet aty ku duhet”, ka thënë Vata. Vlerësimet për lojtarin i kanë shprehur të gjithë dhe ishte e pakuptueshme se si një lojtar i tillë mund të lihej të largohej. Aq më tepër që Vllaznisë i nevoiten më shumë se kurrë futbollistë me eksperiencë dhe të një niveli të lartë. Për të blinduar portierin e për ti hapur atij rrugë që të rikthehet në formën e tij më të mirë, Vata është shprehur : “Unë dua të kujtoj një ndeshje që kam parë përsonalisht ndër më të mirë që ka nxjerrë Vujadinoviç. Të gjithë e kemi parasysh gjigandin e portës së Vllaznisë në takimin ndaj Thunit në Shkodër. Ai ka qenë me të vërtetë i pakalueshëm dhe me pritjet e tij ka qenë një lojtar i pa arritshëm. Ndërkohë që në fazën e parë të këtij sezoni ka qenë në nivele shumë më të dobëta. Ndaj unë them me plot bindje se çdo trajner do të kishte dëshirë të ketë në skuadër një lojtar të tillë por jo me formën aktuale. Unë dua një Vujadinoviç si në ndeshjen ndaj Thunit ai do të më shërbente më të vërtetë”, ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata.

ANTON ZALLI