Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREVeleçiku "dërrmon" Erzenin. E mund 5-0 sot në Koplik

Veleçiku “dërrmon” Erzenin. E mund 5-0 sot në Koplik

Skuadra koplikase e ka “dërrmuar” ekipin e Erzenit të Shijakut në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit të kategorisë së dytë. Veleçiku ka arritur nëj fitore të thellë në shifrat 5-0. Me këtë fitore, ai vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje në grupin A me 15 pikë duke ruajtur pozicionin e marrë që nga java e kaluar. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në shifrat 2-0 teksa për koplikasit ka shënuar nga Çokaj dhe Ymeri ndërsa tre golat e pjesës së dytë kanë patur për autorë Rajçeviç, Hysajn dhe Miculin. Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Besnik Duli është rikonfirmuar edhe njëherë tjetër si një nga pretendentet kryesore për ngjitjen në kategorinë e parë në fund të këtij sezoni. Vetë trajneri i saj është treguar optimist për këtë gjë por ka deklaruar se ndeshjet duhen marrë një e nga një. Pikërisht në këtë mënyrë është duke i marrë ndeshjet Veleçiku dhe deri më tani ka patur sukses. Futbollistët e rinj koplikas, sëbashku me ata të ardhur nga Shkodra, kanë krijuar një ansambël shumë interesant dhe për këtë arsye, rezultatet nuk kanë munguar.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments