Trajneri shkodran Edi Martini që nga mbrëmja e së dielës është trajneri I ri I Luftëtarit. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit gjirokastrit pikërisht pak orë pas largimit të Nevil Dedes nga kjo detyrë. Mesditën e djeshme, 37 vjeçari shkodran ka marrë një telefonatë nga Gjirokastra dhe ka udhëtuar mënjeherë për në qytetin jugor ku është takuar me kryebashkiakun Bime dhe drejtues të tjerë të klubit.

Me ta, nuk është dashur shumë kohë të merret vesh për të qenë ai trajneri I ri I kësaj skuadre por është biseduar gjerë e gjatë me ta për të ardhmen e kësaj skuadre. Menjëherë pas zyrtarizimit, Edi Martini ka dhënë edhe prononcimin e tij të parë si trajner I Luftëtarit teksa për gazetën online shkodrasport.com është shprehur: “Po, mund të më konsideroni sepse kam mbyllur gjithçka me drejtuesit e klubit dhe unë nga dita e nesërme (sot) do të filloj punë me skuadrën. Jam trajneri i ri i Luftëtarit dhe detyra ime ta ngjis këtë skuadër në vendin që i takon në renditje”.
www.shkodrasport.com